NJOFTIM PER HAPJE TENDERI
Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit:
Blerje e disa pajisjeve pune për përpunimin e parasë, për nevojat e Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit Tender i hapur kombëtar, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 3,880,000 Lekë.
Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, Kulla A, Tiranë, Tel. 042419411, çdo ditë nga ora 10.00 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 Lekë, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme: Përfituesi: Banka e Shqipërisë BIC: STANALTR IBAN: AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC Përshkrimi: Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: Blerje e disa pajisjeve pune për përpunimin e parasë, për nevojat e Bankës së Shqipërisë"
Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 16 Maj 2017, ora 11:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.